DYLON

Kryetari Haliti u prit në takim nga ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi

Kryetari Haliti u prit në takim nga ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, është pritur sot në një takim nga ministri i Arsimit dhe Shkencës së Qeverisë së Kosovës Shyqyri Bytyqi.

Temë bisede ishte ngritja e cilësisë por edhe përmirësimi i kushteve në shkolla, me theks të veçantë, mundësit për fillimin e procedurave për ndërtim të objektit të ri të shkollës “Dëshmorët e Vitisë”, paralelja e ndarë në Drobesh.

Ministri Bytyqi dhe kryetari Haliti, gjithashtu kanë biseduar edhe rreth hapjes së Çerdhes Publikë ne Qifllak, për rivitalizimin e objektit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, që është projekt i Komisionit Evropian, ndërsa u kërkua që të rritet dinamika e punimeve për kryerjen e punimeve të ndërtimit të shkollës “Halil Alidemaj” në Pozheran.

EkoHigjiena

Për ecurinë e procesit edukativo arsimor në komunën e Vitisë, ministrin Bytyqi e njoftoi drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.