Një libër i ri nga një shkrimtar francez, vjen si dhuratë, në vigjilje të Ditës së Pavarësisë, nga Shtëpia Botuese BEQIR MUSLIU.
Jean-Yves Carlen
TREGIME TË KOSOVËS
Tetë novela nga një autor francez që e pa Kosovën për herë të parë në 1995. Të gjitha tregimet evokojnë të kaluarën e afërt të shtetit të fundit të lindur në Evropë.
Tekstet janë përkthyer në shqip nga Tahir Dalipi.
Jean-Yves Carlen ka qenë në Kosovë disa herë.
Bashkautor i librit “Ibrahim Rugova” i dalë te Desclée de Brouwer në 1999, në Paris, ndërsa më pas
ka botuar një përmbledhje me poezi “Lulet e lotët e Kosovës”, në Gjilan.
Po ashtu ai ka botuar disa novela në Francë në botimet Arkuiris.