DYLON

Së shpejti në duar të lexuesve numri më i ri i  revistës “Nositi”

Së shpejti në duar të lexuesve numri më i ri i  revistës “Nositi”
Avatar photo Redaksia

Klubi letrar NOSITI , në Dardanë gjithnjë, po ruan e kultivon vlerat burimore, letrare të kësaj treve. Manifestimit Kombëtar “Lulëkuqet e Prillit”, që doli i suksesshëm me vlera të arrira artistike nga të gjitha trevat shqiptare.

Tanimë jemi në përfundim të përgatitjeve për botim të revistës letrare NOSITI, me krijime artistike, të dala nga konkursi anonim, punime të cilat do të botohen në nr. 19, të revistës.

EkoHigjiena

Në këtë numër të revistës do të botohen edhe shumë punime tjera nga konkursi.

Anëtarët e klubit letrar NOSITI, janë aktiv dhe po përfaqësojnë kulturën dardane në trevat tona në aktivitete kulturore-letrare.

Shtrirja e angazhimeve dhe përfaqësimi i vlerave tona po mundësohet falë sponsorizimit të “Vëllezërve Borovci”SH.P.K., këta artdashës po afirmojnë kulturën, sportin në komunën tone.

Suksesi i vëllezërve, Kamer e Mustafë Borovci është shembulli më i mire për të kultivuar e ruajtur vlerat e Dardanës.

Tanimë botimet e Klubit letrar dhe revista NOSITI, gjenden ne tendat e Panairit të librit që po mbahet këto ditë në Prishtinë.

Të ndihmosh kulturën, ke ndihmuar traditën dhe të ardhmen e vendit. Respekt dhe falënderim për ”Vëllezërit Borovci”

Nexhat Rexha

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.