Ministri Sefaj morri pjesë në Samitin Ministror për parandalim të dhunës ndaj fëmijëve

Ministri Sefaj morri pjesë në Samitin Ministror për parandalim të dhunës ndaj fëmijëve

Me ftesë të Qeverisë së Suedisë, ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, ka marr pjesë në hapjen dhe punimet e Samitit të nivelit të lartë në kuadër të Agjendës Globale 2030 për Fëmijët, e cila ka për qëllim adresimin dhe zgjidhjen e problemit global të dhunës ndaj fëmijëve.

Samiti ka një rëndësi të veçantë të adresimit të çështjes së dhunës ndaj fëmijëve për të cilën mekanizmat nën mandatin e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë të rëndësisë së veçantë në fazat e parandalimit. Në këtë samit morën pjesë 386 pjesëmarrës nga 67 vende .

Pjesëmarrja e Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Flamur Sefaj në këtë Samit është shfrytëzuar për lobim tek një numër i shteteve pjesëmarrëse dhe që kanë ndikim në agjendën e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

KOMENTE