Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Stubëll të Epërme të Vitisë, ku është bërë hapja e kuzhinës për personat e vetmuar.
Me këtë rast ai është mirëpritur aty nga banorët e Stubëlles por edhe nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
Kryetari Haliti tha se hapja e kësaj kuzhine ka një rëndësi të veçantë si një akt human për personat e vetmuar. /2LONLINE/