DYLON

Prokuroria: Kërkohet paraburgim për personin i cili kanosi e përhapi publikisht urrejtje për komunitetin LGBTQ+

Prokuroria: Kërkohet paraburgim për personin i cili kanosi e përhapi publikisht urrejtje për komunitetin LGBTQ+
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit M.Z., për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit “, sipas KPRK-së.

I pandehuri i lartcekur është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, më 01.11.2023, pasi dyshohet se më 29.10.2023, me dashje e me qëllim të frikësimit e ka kanosur seriozisht personin e dëmtuar, në atë mënyrë që derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me shpejtësi të madhe ka tentuar ta godasë në vendkalimin për këmbësorë, por fatmirësisht personi i dëmtuar ka arritur t’i shmanget goditjes nga vetura, derisa me këtë veprim i ka shkaktuar shqetësim të madh, ankth e frikë për jetën.

EkoHigjiena

Po ashtu, në ditën e njëjtë, i pandehuri me dashje ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim ndaj komunitetit LGBTQ+ bazuar në orientimin seksual të personit të dëmtuar, ku përmes rrjetit social “facebook”, komenton në njërin portal për të, çka me këtë seriozisht e ka rrezikuar prishjen e rendit publik, duke nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje për komunitetin LGBTQ+ në territorin e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Thremelore të Prishtinës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.