Në kuadër të organizimit dhe planifikimit të temave profesionale për Edukimin të Vazhdueshëm Profesional nga Drejtori Klinik Dr.Ruzhdi Kadriu, sot Reparti i Psikiatrisë në SPGJ prezantoi temën: Tipet e personalitetit, karakteristikat identifikuese dhe modelet e sjelljes, bënë të ditur Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit (SPGJ).
Temen e prezantoi Dr. Diana Isaku, psikiatër e cila e kishte mbështetjen nga kolegët e saj Dr.Qemajl Rexhepi, Dr. Ramadan Halimi, Mr.sc Sevdie Jashari Psikologe Klinike, Motra kryesore e repartit Zyrafete Kurti dhe infermierët.
Doktoresha prezantoi ecurinë e tipit të personalitetit nëpër vite, karakteristikat identifikuese për objektivin e njëjtë me qasje te ndryshme dhe modelet e sjelljes sipas moshës dhe qasjes së tyre të cilat bazën e kanë që në fëmijëri të hershme..
Specialistët shëndetësor kanë rol kyç gjatë mjekimit dhe trajtimit të rasteve të ndryshme andaj po punojmë fort që kontributi ynë të arri majet e rezultateve sa më të larta e të mira për pacientët në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan dhe me gjerë.
Pune ekipore në trajtimin e rasteve përherë sjell rezultate dhe suksese të dëshiruara, ekipit të Psikiatrisë në SPGJ ju dëshirojmë suksese në vazhdimësi, thuhet në njoftimin e SPGJ-së. /2LONLINE/