DYLON

Mirënjohje për Kontingjentin e FSK-së, që ishte pjesë e Operacionit të Kërkim Shpëtimit në Turqi

Mirënjohje për Kontingjentin e FSK-së, që ishte pjesë e Operacionit të Kërkim Shpëtimit në Turqi
Avatar photo Redaksia

Ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve nga Ambasadori Turk, Tunç Angili për Kontingjentin e FSK-së, që ishte pjesë e Operacionit të Kërkim Shpëtimit në Turqi

Në shenjë mirënjohje për kontingjentin e FSK-së, që ishte pjesë e operacionit të Kërkim Shpëtimit në Turqi, sot në Kazermën “Evropianët e Rinj” në Pomozotin u mbajt ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve nga Ambasadori Turk në Kosovê.

EkoHigjiena

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Komandanti i Gardës Kombëtare, Gjeneral brigade Naim Haziri, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Tunç Angili, Komandanti i Kontingjentit të Turqisë në Kosovë, Kolonel Recai Yilmaz, Atasheu i Ushtrisë Turke në Akif Kahraman, Oficerë të lartë të Gardës Kombëtare.

Komandanti i Gardës Kombëtare Gjeneral brigade Naim Haziri, me këtë raste shprehu gatishmërinë e FSK për operacionet në ndihmë të humanitetit kudo që kërkohet, falënderoj ambasadorin dhe ekipet e ushtrisë turke për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë për FSK-në në ngritjen profesionale të saj.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë shprehu falënderim për Kontingjentin e FSK dhe Shtetin e Kosovës për ndihmën e dhënë dhe gatishmërinë e treguar për t’iu ndalur në ndihmë e për ti shpëtuar jetët e njerëzve që ishin nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.