Komuna e Vitisë, po vazhdon në kompletimin e rrugëve rurale në fshatrat e ndryshme të kësaj komune.
Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar fshatin Smirë ku kanë parë punimet që sapo kanë përfunduar në asfaltimin e dy degëzimeve të rrugës “Hetem Pajaziti”.
Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e komunës së Vitisë, janë pritur nga banorë të këtij lokaliteti, në krye me kryetarin e fshatit Smirë, Tajar Hyseni.
Bëhet me dije se banorët e Smirës, konkretisht atyre që banojnë afër tyre rrugëve janë shprehur falënderues ndaj komunës së Vitisë, konkretisht kryetarit Haliti për asfaltimin e këtyre degëzimeve të rrugës.
Banorët e këtij lokaliteti theksuan se asfaltimi i këtyre degëzimeve janë shumë të rëndësishme për ta. /2LONLINE.com/