Me kandidatët për anëtarë të Kuvendit të ri Komunal, Bashkim Sadiku me nr. 13 dhe Sadie Lutfiu me nr. 17, qëndruam në Skifteraj, në zonën më pjellore të Komunës së Vitisë.
Ky fshat njihet si “tryeza” e Vitisê, sepse është prodhuesi më i madh i drithërave dhe perimeve. Të tillë e bëjnë fermerët e dalluar dhe shumë të zellshëm.
Por banorët e këtij fshati kanë edhe vlera të larta njerëzore, kombëtare dhe intelektuale.
Me ta folëm sonte për identifikimin e nevojave dhe kërkesave në funksion të përmirësimit të jetës së tyre.
Faleminderit për mbështetjen, Skifteraj i punës dhe i pendës!
S.H
LDK, Dega në Viti
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/