“Për shkak të aktivitetit të rregullt në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore nga KRU “Hidromorava” Sh.a, Njësia në Kamenicë njofton se sot më datë 11.10.2019, ditë e premte, do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë në fshatin Shipashnicë e Epërme”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidromorava” sh.a, Njësia Kamenicë.
Sipas këtij njoftimi, arsyeja e ndërprerjes është pastrimi i rezervarit dhe komplet sistemit të gypave të ujësjellësit, nga burimi i ujit deri te konsumatori.