Komuna e Vitisë, po vazhdon me realizimin e projekteve në fushën e infrastrukturës, konkretisht sot në fshatin Ramnishtë është asfaltuar rruga e varrezave.
Me këtë rast kryetari i komunës, Sokol Haliti ka vizituar për së afërmi punimet e sapo përfunduara. Përndryshe edhe gjatë ditës së djeshme në këtë lokalitet janë shtruar disa rrugë të cilët janë mirëpritur nga banorët.