Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti është i bindur se brenda partisë së tij nuk ka pasur asnjëherë kërcënime sa i përket votës së deputetëve për votim të marrëveshjes së demarkacionit.
Në një prononcim për “Indeksonline”, Pajaziti ka thënë se brenda PDK-së nuk ka kërcënime, kurse është shprehur se nëse diçka e tillë i ndodhë dikujt, duhet t`i drejtohen organeve të drejtësisë.
“PDK-ja nuk i ka bë asnjë lloj kërcënimi askujt. Asnjë lloj kërcënimi askujt askush nuk i ka bë. Asnjëherë në PDK nuk ka ndodhur kjo. Nëse ka kërcënime me to duhet të merren organet e drejtësisë. Të gjithë ata që kanë një diçka e tillë që ju ka ndodhur, është mirë të lajmërohen organet kompetente. Deputetët duhet të lihen të lirë të vendosin dhe ta japin votën e tyre”, ka thënë ai.
Sipas Pajazitit, edhe deputetët që e kundërshtojnë këtë marrëveshje duhet të përzgjedhin gjuhën, që të mos i fyejnë të tjerët…
Për më tepër shih: BURIMI: Indeksonline