Besimtarë të besimit katolik dhe të besimeve të tjera, sot në Letnicë morën pjesë në Manifestimin e Ditës së Zojës së Madhe.
E pranishme në këtë manifestim ishte edhe Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, e shoqëruar nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, si dhe përfaqësues të shumtë të Institucioneve qendrore e lokale, ambasadave, komandës së KFOR-it, organizatave vendore e ndërkombëtare e të tjerë.
Pas meshës të cilën e udhëhoqi ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovë Dodë Gjergji, një fjalë rasti mbajti edhe presidentja Osmani e cila mes tjerash tha se Vitia ka shumë histori.
“Në radhë të parë ka Letnicën këtë vend të bukur ku Shën Tereza morri thirrjen si një vajzë e re për të shërbyer për tërë jetën dhe e keni Stubllën me shkollën e parë shqipe. Këto histori duke të ua tregojmë jo vetëm Kosovës por edhe tërë botës. Në këtë mënyrë ne e shndërrojmë Letnicën dhe Kosovën në një kryeqendër të turizmit dhe vizitave të shumta”, u shpreh presidentja Osmani. /2LONLINE/