DYLON

Koordinatorja e dhunës në familje priti në takim monitorues nga EULEX

Koordinatorja e dhunës në familje priti në takim monitorues nga EULEX
Avatar photo Redaksia

Prokurorja koordinatore e dhunës në familje, nga Prokuroria Themelore në Gjilan, znj. Rozelida Manastiri, ka pritur në takim monitorues nga EULEX, për dhunë në familje.

Gjatë këtij takimi, ishte e pranishme edhe prokurorja nga Departamenti i Krimeve të Rënda, znj. Leonora Kadriu, e cila paraprakisht ka qenë koordinatore për këto raste.

EkoHigjiena

Fillimisht u prezantuan raportet e punës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, duke theksuar që në këto raste nga prokurorët e kësaj prokurorie ndërmerren të gjitha masat e nevojshme që trajtimi i rasteve të dhunës në familje të bëhet me prioritet dhe të reagohet me urgjencë.

Po ashtu, u diskutuan edhe sfidat me të cilat ballafaqohen prokurorët e kësaj prokurorie lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe njoftuan monitoruesit nga EULEX se në të gjitha rastet ku ka bazë ligjore ndalohen personat e dyshuar për dhunë në familje dhe ndaj tyre kërkohet masa për caktimin e paraburgimit.

Në fund të takimit, monitoruesit nga EULEX falënderuan prokuroret nga Prokuroria Themelore në Gjilan për gatishmërinë e pritjes dhe komunikimin e hapur. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.