Komuna e Kamenicës ishte sot nikoqire e takimit të katërt për të diskutuar për gjithpërfshirjen dhe integrimin e grave dhe të rinjëve në proceset vendimarrëse, takim ky i cili u mbajt në kuadër të “Javës së Gruas”.
Në këtë takim kanë marr pjesë Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, Ambasadorja Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg, nënkryetarja e komunës për komunitete, Aleksandra Jovanovic, Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” Visar Ymeri nga nga Instituti për Politika Sociale, Drejtore të Drejtorive Komunale, përfaqësuese të OJQ-ve, zyrtarë komunal dhe qytetarë.
Ambasadorja e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg, duke falënderuar Komunën e Kamenicës për mikëpritjen, theksoi rëndësinë që ka niveli lokal lidhur me adresimin e problemeve të grave dhe të rinjëve.
“Ne duhet të ngrisim zërin për problemet me të cilat balalfaqohen gratë dhe të rinjët. Niveli lokal e ka mundësinë që t’i adresoj këto probleme, duke iu krijuar ambient më të mirë për ide, projekte, duke iu ofruar lehtësira në biznes, mundësi në punë, gjithpërfshirje në vendimarrje, dhe në çdo sektorë ku ata mund të integrohen”, theksoi ajo.
I pari i komunës, Kadri Rahimaj, në këtë takim përmendi rëndësinë e grave dhe vajzave në qeverisjen e Kamenicës.
“Dua t’iu siguroj që fuqizimi i gruas për ne është një angazhim që të krijojmë mjedis që promovon potencialin e gruas dhe të rinjëve tanë. Ne kemi ndërmarr hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. 6 nga 11 drejtori komunale udhëhiqen nga gratë. Punët qe i delegojmë tek drejoreshat gra dhe vajza janë punë nga të cilat presim rezultate të mira, sepse ato janë të angazhuara tërësisht”, ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ndër të tjera ai ka theksuar hapat që ka ndërmarr lidhur me integrimin e grave dhe të rinjëve.
“Ne si qeverisje për lehtësuar sadopak jetën e grave, vajzave dhe të rinjëve kemi tërhequr taksen në biznes, grave dhe vajzave u është dhënë përparësi në përfitim të granteve, subvencioneve dhe bursave. Kemi aktivizuar KVRL-në, kemi bërë buxhetimin gjinor, kemi krijuar kod të veçantë për të rinjë, kemi bërë afrimin e të rinjëve në isntitucioneve përmes praktikave, dhe në këtë mënyrë kemi parë edhe njëherë potencialin dhe njohuritë e tyre që kanë për çështje të ndyrshme. Pra unë si kryetar nuk jam vetëm për t’i përfaqësuar zërat tuaj por edhe të jem partneri juaj në çdo proces”, ka theksuar ai.
Diskutimet në këtë takim më tutje kanë vazhduar me prezantimin e Drejtori Ekzekutiv të Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” Visar Ymeri, për të folur për termet Barazi dhe Barabrësi, si dhe më pas me të ftuarit në panel. /2LONLINE/