Më 12 mars 2019, rreth orës 14:30, Policia e Kosovës, njësitet patrulluese nga stacioni policor i Gjilanit, kanë ndalur të dyshuarin (i mitur), në kompleksin e shkollave të mesme në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë kontrollit i njëjti dyshohet të ketë hedh në tok një qese me substancë narkotike.
“I njëjti ndalohet nga policia, ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe prindit të tij. Gjatë testit fushor substanca e dyshuar rezulton të jetë e llojit marihuanë, me peshë 1.7 gram”, ka thënë Hashani.
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore në procedurë të rregullt.
/fotoilustrim/