DYLON

Drejtori denoncon në polici mësuesin që, sipas tij, e sulmoi fizikisht

Drejtori denoncon në polici mësuesin që, sipas tij, e sulmoi fizikisht
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se më 12 mars 2019, rreth orës 11:23, ankuesi, drejtor i shkollës fillore “Rexhep Mala”, në fshatin Topanicë, komuna Kamenicë, ka denoncuar në polici, një mësues të kësaj shkolle për sulm fizik.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se referuar deklaratës së ankuesit, pas një mosmarrëveshje që kishte në korridorin e shkollës , e me pas në lokalet e punëtorëve teknik, ai është sulmuar fizikisht nga njëri prej mësuesve të kësaj shkolle, me këtë rast ai ka pësuar lëndim të lehtë trupor sipas raportit mjekësor.

Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.