Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është kryer një operacion i rrallë dhe i komplikuar, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës
40 vjeçares B.L., e cila ishte me infertilitet (pa fëmijë) i janë hequr 21 miomë nga mitra, duke e ruajtur mitrën, pa dëmtime.
Operacioni zgjati më shumë se 4 orë dhe pacientja gëzon shëndet të mirë dhe pas trajtimit post-operativ pritet të lëshohet për në shtëpi. /2LONLINE/