DYLON

Takim pune në mes të Drejtorisë Rajonale të Policisë dhe Gjykatës Themelore në Gjilan 

Takim pune në mes të Drejtorisë Rajonale të Policisë dhe Gjykatës Themelore në Gjilan 
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi me bashkëpunëtorë, ka pritë në takim zyrtar kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan z.Venhar Salihu me stafin e tij.

Kolonel Rukiqi e falënderoi kryetarin e Gjykatës z. Salihun, për bashkëpunimin që Gjykata Themelore në Gjilan ofron për Policinë e Kosovës.

EkoHigjiena

Udhëheqësit e të dy institucioneve biseduan për tema që ndërlidhën me bashkëpunimin reciprok duke u dakorduar se ky bashkëpunim do të fuqizohet akoma më shumë në të ardhmen.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetët e përkushtuar në  mbrojtjen e rendit publik dhe ligjit duke ngritur bashkëpunimin me prioritet të veçantë me institucionin e Gjykatës. /2LONLINE/