Duke iu referuar raportit ditor nga Klinika Infektive e QKUK-së, deri tani, 30 mars 2020, aty janë duke u trajtuar 37 pacientë të prekur nga Covid-19.
• 32 të sëmurë janë në gjendje stabile;
• 5 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi, njëri prej të cilëve është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv të Klinikës Infektive.
Klinika është në pritje të rezultateve për 8 raste të tjera të cilat do të testohen.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, përveç infermieres së infektuar me Covid-19, e cila është në gjendje të përmirësuar dhe e vetizoluar në shtëpi, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Disa prej tyre janë testuar për Covid- 19 dhe që të gjithë kanë rezultuar negativ.