Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sipas raportit të Dr. Sadije Namani, specialiste-infektologe, sot me datë 05.05.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 33 raste me Covid-19, ndërsa sot lirohen 2 pacientë të shëruar nga ky infeksion
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:
Nga 33 pacientë me Covid-19, 26 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv të klinikës janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.
Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.