106 pacientë të konfirmuar me Covid-19, janë duke u trajtuar në Kliniken Infektive të QKUK-së.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid-19, të cilët trajtohen në Kliniken Infektive është si vijon;
46 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 7 janë në gjendje të rëndë.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste, 3 raste janë në gjendje shumë të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.
Sot lirohen 6 raste Covid-19 poztiv, në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi.
Në objektin e mjekësisë sportive janë momentalisht 3 raste me Covid-19, 1 i intubuar dhe 2 me CPAP, kurse edhe 2 të tjerë me do të transferohen nga Klinika Infektive.
Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 23 pacientë të dyshuar me Covid-19.
3 pacientë të tjerë të konfirmuar pozitiv në Covid-19, janë transferuar në Klinikën Infektive.