DYLON

AAK-ja pasi i bashkohet LDK-së në qeverisje emëron Hanife Jonuzin, drejtoreshë të Shëndetësisë në Viti

AAK-ja pasi i bashkohet LDK-së në qeverisje emëron Hanife Jonuzin, drejtoreshë të Shëndetësisë në Viti
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Shëndetësisë në Viti, tash e tutje do të drejtohet nga një grua.

Ajo është Hanife Jonuzi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), parti kjo e cila nga dje i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në qeverisjen e komunës e ka marrë për udhëheqje Drejtorinë e Shëndetësisë.

Lajmin për emërimin e Hanife Jonuzit, në krye të këtij dikasteri lokal e ka konfirmuar kryetari i degës së AAK-së, Faruk Nura.

EkoHigjiena

Nura ka thënë se kjo është marrëveshja që kanë arritur me LDK-në dhe i ka uruar suksese Jonuzit në menaxhimin e shëndetësisë në Viti, sidomos tash kur vendi po përballet me pandeminë e coronavirusit.

Drejtoresha e re e Shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, Hanife Jonuzi, sot ka marrë detyrën.

Ajo është takuar me drejtoreshën e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadollin dhe mjeken Xhylsime Qamili.

Ato në takimin e tyre, janë dakorduar që të punojnë dhe të bashkëpunojnë për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në këtë komunë.

Hanife Jonuzi, vite më parë ka qenë drejtoreshë e çerdhes publike në Viti.

BURIMI: PlusTV

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.