DYLON

Komuna e Kamenicës pranon donacion një gjenerator nga UNMIK-u

Komuna e Kamenicës pranon donacion një gjenerator nga UNMIK-u
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës ka pranuar donacion një Gjenerator që do të ndihmoj në kryerjen e punëve të administratës komunale.

Ky donacion është dhuruar nga UNMIK-u.

Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati ka falënderuar UNMIK-un për donacionin, i cili do të shërbej për nevojat e administratës komunale.

EkoHigjiena

“Nga UNMIK-u kemi pranuar donacion Gjeneratorin që do shërbej për nevojat e administratës komunale. Falënderoj nga zemra përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së/UNMIK z.Zahir Tanin, për këtë donacion”, ka thënë Kastrati.

Ndërsa donacionin e ka pranuar Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi, i cili duke falënderuar donatorin tha se donacionet e tilla e ndihmojnë mjaft shumë komunën.

“Falënderoj donatorin për këtë gjenerator. Donacionet e tilla janë gjithmonë të mirëpritura sepse plotësojnë disa nga nevojat tona komunale”, ka thënë ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.