Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, për herë të parë, është kryer një intervenim kirurgjik te një pacient i moshës së shtyrë, i cili kishte një aneurizëm (zgjerim) të aortës së barkut dhe një tumor në veshkën e majtë.
Zgjerimi i arteries kryesore të trupit të njeriut, i shoqëruar me karcinomë të veshkës, është shumë i rrallë.
Pacienti i moshës 77 vjeçare, kishte dhembje barku, për shkak të zgjerimit të arteries kryesore me dimensione: 59 x 58 mm dhe një masë tumorale në pielonin e veshkës së majtë me dimensione: 89.6 x 34 mm.
Operimi i njëkohshëm i zgjerimit të arteries kryesore të njeriut dhe largimi i veshkës tumorale bashkë me ureter, nuk ishin operuar më parë në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare.
Po ashtu operimi i njëkohshëm i dy sëmundjeve të lartpërmendura është raportuar rrallë në literaturën mjekësore.
Pas operacionit, janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacienti pas 6 ditë hospitalizimi, është lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE.com/