Në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, me sukses të plotë, po vazhdon puna e ekipit të Shërbimit të Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Së fundmi, janë implantuar( vendosur), tre paisje elektrike të avancuara të zemrës, me funksion defibrilues dhe kardiovertues (ICD) tek pacientët me rrezikshmëri të lartë, me qëllimin kryesor trajtimin e aritmive jetëkërcënuese dhe parandalimin e vdekjes së papritur.
Vendosja e tyre vjen pas një “workshopi”, të sukseshëm të organizuar gjatë javës që lamë pas, në Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë.