Në Klinikën e Gastroenterologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga janari deri në shtator 2022, u kryen 1 mijë e 550 gastroskopi, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Për këtë periudhë kohore, në bazë të raportit të punës u bënë edhe 1 mijë e 51 kolonoskopi.
Listë të pritjes më nuk ka dhe tash qytetarët mund t’i marrin këto shërbime brenda 10 ditësh.
Gjatë tërë vitit 2021, u realizuan 1 mijë e 197 gastroskopi dhe 737 kolonoskopi, derisa lista e pritjes ishte deri në 7 muaj.
2 vjet më herët, në vitin 2020, në Klinikën e Gastroenterologjisë, kishte vetëm 768 gastroskopi dhe 419 kolonoskopi, me një listë pritjeje 9 muaj.
Lista e pritjes ishte e njëjtë edhe në vitin 2019, ndërsa u kryen 1 mijë e 223 gastroskopi dhe 1 mijë kolonoskopi. /2LONLINE/