DYLON

Ministri Murati priti në takim Ambasadoren e Izraelit, znj. Tamar Ziv

Ministri Murati priti në takim Ambasadoren e Izraelit, znj. Tamar Ziv
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka pritur sot në takim njoftues ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv.

Gjatë takimit është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes për të dyja palët, me fokus të veçantë në fushën e teknologjisë informative, menaxhimit të ujërave dhe bujqësisë. Tutje, Ministri ka potencuar se Republika e Kosovës ka kapacitet të thellojë bashkëpunimin me Izraelin, me ç’rast përmes Ambasadores ftoi bizneset izraelite që të investojnë në Kosovë.

EkoHigjiena

Nga ana e saj znj. Ziv e falenderoi Ministrin për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e saj për thellimin e bashkëpunimit, si dhe në ndarjen e praktikave më të mira në fushën e zhvillimit ekonomik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.