Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, gjatë ditës së hënë. me ftesë së Drejtorëve të SHFMU “Xhavit Ahmeti”në Hodonoc, SHFMU “Metush Krasniqi” në Roganë dhe SHFMU “Xhelal Sopi” në Petroc, Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, dje ka mbajtur ligjëratë me temën: “Të drejtat dhe detyrat e fëmijëve që dalin nga Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve”.
Këto ligjërata u mbajtën me nxënës të klasëve të –IV-, -V-, -VI-, -VII-, -VIII- dhe të –IX- të këtyre shkollave, ku debati ishte interaktiv dhe nxënësit parashtruan shumë pyetje që iu interesonin. Në fund të ligjëratës nxënësve u është shpërndarë Konventa për të Drejtat e Fëmijëve në formë të fletpalosjes.
Po ashtu Koordinatorja e NJKDNJ-së, i është drejtuar me një shkresë Drejtorisë së Arsimit, nga e cila ka kërkuar që të gjithë drejtorët e shkollave fillore të Komunës së Kamenicës me datën 20 Nëntor 2023 të ndërmirret ndonjë aktivitet që përkon me të Drejtat e Fëmijëve. Propozimi ishte që në orën e parë mësimore (apo edhe në ndonjë orë tjetër), të lexohet një pjesë e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, e më pastaj të debatohet rreth kësaj dite.
Koordinatorja e NJKDNJ-së, Demolli-Kastrati falënderon Drejtorin e Arsimit, Afrim Dervishi, për bashkëpunimin e shkëlqyer, drejtoreshat e shkollave, mësimdhënësit e nxënësit për gatishmërinë dhe mirëpritjen e kësaj ligjërate.
Ndër të tjera Koordinatorja Demolli-Kastrati thekson se misioni i Njësisë Komuale për të Drejtat e Njeriut është edhe angazhimi për promovimin, mbrojtjen dhe monitorimin e zbatueshmërisë së të drejtave të fëmijëve, duke mobilizuar Institucionet, shoqërinë civile dhe komunitetin, për të siguruar përmbushjen e tyre konform Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. /2LONLINE/