Ka raste kur vendimi i qeverisë për ndalimin e lëvizjes së lirë në intervalin kohor 17:00 – 06:00, si masë preventive kundër koronavirusit, nuk po respektohet. Në raportet policore janë regjistruar raste të tilla edhe në Komunën e Kamenicës.
Autoritetet policore bëjnë me dije se në fshatin Karaçevë e Epërme, më 30 mars ora 22:00, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt
Po ashtu edhe në fshatin Koretin, po më 30 mars, ora 22:10 janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rastet po klasifikohen si “mosveprim sipas masave shëndetësore gjatë epidemisë”.