DYLON

Kuvendi komunal i Vitisë ndau 100 mijë euro për luftimin e pandemisë

Kuvendi komunal i Vitisë ndau 100 mijë euro për luftimin e pandemisë
Avatar photo Redaksia

Kuvendi komunal i Vitisë, ka mbajtur sot një mbledhje urgjente në të cilën pos që është dhënë një njoftim rreth situatës momentale të pandemisë së COVID-19 në komunën e Vitisë, po ashtu është miratuar edhe propozimi për ndarjen e mjeteve financiare për këtë destinacion.

Fillimisht kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, ka falenderuar gjitha Institucionet komunale, shëndetsore, të sigurisë, organizatat dhe shoqatat, donatorët e vullnetarët e ndryshëm, si dhe gjithë ata që po angazhohen që kjo pandemi të tejkalohet me sa më pak pasoja.

Ndërsa zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, njoftoi këshilltarët me punën që është bërë për gjatë këtyre ditëve të Institucioneve komunale, ku është formuar edhe Komiteti komunal i emergjencës.

EkoHigjiena

“Ne si komitet, kemi qenë të angazhuar që situatën ta kemi nën kontroll. Me marrjen e masave adekuate, që nga paraqitja e rastit të parë me këtë virus, jemi mobolizuar dhe kemi marrë vendimin e menjëhershëm që Stublla të karantinohet. Kemi arritë që të menaxhojm suksesshëm me situatën dhe për momentin kemi gjendje stabile, duke mos pasur raste të reja, përpos atyre 7 rasteve në fshatin Stubëll”, ka thënë Aliu.

Propozim vendimin për ndarjen e mjeteve prej 100.000 euro, që kanë të bëjnë me luftimin e pandemisë në komunën e Vitisë, këshilltarët komunal e miratuan njëzëri.

Seanca e sotme u mbajt në kushte të jashtëzakonshme, për shkak të respektimin të masave mbrojtëse dhe ruajtjes së distancës, për çka mbledhja u mbajt në Shkollën e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti.

Fillimisht, në hyrje të seancës, ekipi mjeksor i QKMF-së i ka bërë një kontrollë gjithë këshilltarëve dhe pjesmarrësve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.