Në Kamenicë po vazhdon promovimi për Agjendën e Kontratës Sociale. Pak ditë më parë është nënshkruar edhe zotimi në kuadër të Agjendës së Kontratës Sociale, në kuadër të së cilës Komuna e Kamenicës po bashkëpunon me USAID.
‘Për të gjithë të interesuarit, zyrtarë të angazhuar nga D+ dhe qytetarë po gjinden në sheshin e qytetit për të shpërndarë fletushka me informacionet rreth kësaj kontrate”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.
Promovimi i Agjendës së Kontratës Sociale do të vazhdojë edhe nesër. /2LONLINE/