DYLON

Kryetari Hyseni: Pogragja po bëhet me ujësjellës

Kryetari Hyseni: Pogragja po bëhet me ujësjellës
Avatar photo Redaksia

“Po vazhdojnë investimet në fshatrat e Komunës së Gjilanit nga pushteti lokal. Kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të jetës për qytetarët e këtyre zonave”, thonë drejtuesit e komunës së Gjilanit.

Sipas tyre, investime po bëhen edhe në fshatin Pogragjë, ku po ndërtohet pusi me rrjet rreth 1 kilometër, stacion i pompimit e trafo.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tregoi se projekti është në vlerë prej rreth 50 mijë eurove, gjatësi të rrjetit rreth 1000 metra, pusin e ri me stacion pompimi dhe trafo elektrike.

“Jemi në prag të përfundimit të projektit për shtimin e kapaciteteve të ujësjellësit në fshatin Pogragjë”, tha Alban Hyseni.

Më tej, i pari i Gjilanit, shtoi se kanë  vëmendje të shtuar për fshatrat e komunës sonë.

“Plotësim i nevojave bazike dhe elementare”, tha kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.