Në Amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”, në Kamenicë u mbajt turneu i shahut, aktivitet ky në kuadër të aktiviteteve të festivalit “Kamenica Summer Fest”.
Turneu u organizua nga Klubi i Shahut ‘Dardana’ dhe zgjoi interesim të madh pasi në të morën pjesë 63 shahistë.
E ndonëse ishte një lojë tejet e mirë, në fund u shpallën edhe fituesit ku tri vendet e para i morën këta shahist:
1. Nderim Saraçi
2. Bardh Avdiu
3. Endrit Uruçi
Ndërsa edhe dy tituj të tjerë u dhanë për këta shahist:
Shahisti i Diasporës: Enver Sadrija
Shahisti më i mirë i Kamenicës: Mevlud Kryeziu.
Me këtë aktivitet është përmbyllur festivali ‘Kamenica Summer Fest’. /2LONLINE/