DYLON

SC Gjilani: Iconic Red do ta jetë fanella zyrtare për edicionin 2024/25

SC Gjilani: Iconic Red do ta jetë fanella zyrtare për edicionin 2024/25
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani në bashkëpunimin me markën e njohur të veshjeve sportive Jako ka prezantuar fanellat për edicionin 2024/25.

“Iconic Red është fanella e cila do ta përfaqësojë ekipin në ndeshjet zyrtare të cilat do zhvillohen si vendas, por edhe në ndeshjet të cilat i nevojitet ekipet në udhëtim”, thuhet në njoftimin zyrtar të SC Gjilanit.

EkoHigjiena

“Qaforja e brinjëzuar i jep dresit një stil urban, elegancë që impresionon brenda dhe jashtë fushës. Funksioni Keep Dry përdor mikrofibrat që përcjellin lagështinë direkt mbi sipërfaqen e materialit.

Ngjyra e kuqe simbolizon vendosmërinë tonë dhe shpirtin luftarak si ekip”, thuhet në fund të njoftimit të klubit të futbollit SC Gjilani. 

Përndryshe, fanellat do të dalin në shitje në dyqanin e Jako Kosova në Prishtinë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.