Në Kamenicë 65 biznese përfituese të grantit komunal nga buxheti i ndarë prej 108 mijë Euro.
Janë shpërndarë grantet komunale për biznese për vitin 2024.
“Me një buxhet të ndarë prej 108 mijë eurosh, komuna ndan grante për bizneset lokale”, ka thënë kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.
Prej bizneseve përfituese, 21 prej tyre janë biznese të udhëhequra nga gratë kurse 44 nga burrat.
Kryetari Rahimaj gjithashtu ka shtuar se është i lumtur që komuna po ndihmon në nisma të reja e rimëkëmbje ekonomike lokale. /2LONLINE/