DYLON

Ka nisur turneu tradicional i futbollit “Rogana 2024”

Ka nisur turneu tradicional i futbollit “Rogana 2024”
Avatar photo Redaksia

Rogana edhe këtë vit organizon turneun e futbollit të vogël për nder të dy dëshmorëve të kombit Emin dhe Selver Kryeziu.

“Sikur çdo herë këtë event të madh sportiv e karakterizojnë interesimi i jashtëzakonshëm i pjesëmarrësve dhe niveli i lartë i organizimit. Po ashtu, as ne nuk kemi mundur të jemi indiferent. Në terrenin sportiv kemi investuar mbi 100 mijë euro si dhe kemi mbështetur financiarisht organizimin e turneut”-ka thënë kryetari i Komunës së kamenicës, Kadri Rahimaj.

EkoHigjiena

Ai gjithashtu duke iu dëshiruar suksese të gjitha ekipeve si dhe shikim të këndshëm të gjithë sportdashësve dhe qytetarëve, bashkë me Kryetarin e FFK-së, Agim Ademi kanë nisur simbolikisht ndeshjen e parë të këtij turneu të bukur.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.