Në 29-vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Reshat Ymeri, zëvendësministri Rexhep Kadriu, ka shkruar në profilin e tij se janari i krenarisë dhe i dhimbjes, është muaji që durimin e shndërroi në rezistencë. “Ky muaj e ka pasuruar me data historinë e kombit shqiptar. Në mesin e shumë djemve që ranë heroikisht në përpjekjet për liri, fitoi pavdekësinë edhe Reshat Ymeri”, ka shkruar ai.
ja postimi tij i plotë:
Janari i krenarisë dhe i dhimbjes, muaji që durimin e shndërroi në rezistencë. Ky muaj e ka pasuruar me data historinë e kombit shqiptar. Në mesin e shumë djemve që ranë heroikisht në përpjekjet për liri, fitoi pavdekësinë edhe Reshat Ymeri.
29 Janari i vitit 1990, Reshatin e gjeti në ballë të protestave përmes të cilave okupatorit iu bë me dije se shqiptarët nuk durojnë më. Si një atdhetar e vizionar, një djalë që nuk i trembej syri, në përpjekje për ta fituar lirinë si popujt tjerë, e kapi plumbi i pushtuesit shekullor.
Janari po bëhej sa i pangopshëm, sepse na kishte marrur Kadri Zekën, Rexhep Malën, Nuhi Berishën, tani edhe Rexhat Ymerin, por në të njëjtën kohë, janari u shndërrua në burim frymëzimi për shumë breza atdhetarësh që rezultoi me luftën e UÇK-së që solli lirinë dhe pavarësimin e Kosovës.
Lavdi e përjetshme për martirët, heronjtë dhe dëshmorët e kombit!
R.K