DYLON

Ismajli: Reshat Ymeri, me guximin dhe idealin e tij u bë sinonim i lirisë dhe i luftës për drejtësi

Ismajli: Reshat Ymeri, me guximin dhe idealin e tij u bë sinonim i lirisë dhe i luftës për drejtësi
Avatar photo Redaksia

Në 29-vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Reshat Ymeri, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, te busti në lagjen që e mban emrin e tij, sikurse që ka viztuar edhe familjen e tij.

Nënkryetari Ismajli ka deklaruar se Reshati ka qenë njëri prej veprimtarëve që në vijën e parë të protestave dhe të angazhimeve ka ra dëshmor për këtë ditë që po e gëzojmë sot.

“Sot, në 29-vjetorin e rënies heroike të Reshat Ymerit, ne bëmë nderime të veçanta në shenjë respekti ndaj sakrificës dhe protestëts së atëhershme të të rinjve të Gjilanit. Reshati ka qenë njëri prej veprimtarëve që në vijën e parë të protestave dhe të angazhimeve ka ra dëshmor për këtë ditë që po e gëzojmë sot. Ai, me guximin dhe idealin e tij, u bë sinonim i lirisë dhe i luftës për drejtësi”, ka thënë Ismajli.

EkoHigjiena

Përndryshe, nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri, Komuna e Gjilanit ka vendosur bustin Reshat Ymerit në lagjen që e mban emrin e tij, në nëntorin e vitit 2017.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.