Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka njoftuar se shpejti do të fillojnë punimet në renovimin e objektit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës ” në Viti.
Projekt ky i fituar nga fondet e IPA-së, ku priten të bëhen investime në vlerë mbi 600 mijë euro.
Me këtë rast kryetari Haliti tha se ky objekt shkollor do të ofrojë kushte edhe më të mira për mësimdhënie dhe mësim nxënie.
“ Sot është nënshkruar marrëveshja për fillimin e punimeve në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, ky është një investim kapital i një rëndësie të veçantë pasi që po krijon kushte më të mira për personelin arsimor por edhe për nxënësit”, u shpreh kryetari Haliti.
Përndryshe sot drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti dhe drejtori i kësaj shkolle Mujë Tafa, kanë nënshkruar edhe marrëveshjen për fillimin e punimeve me kompaninë e kontraktuar. /2LONLINE/