Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjilanit, znj. Selvete Sylejmani së bashku me Drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Aurorë Osmani Buca, organizuan pritje me karakter festiv, në shënim të kësaj date. E pranishne ishe edhe drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Doruntina Hasani.
I pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, z.Alban Hyseni. Ai në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi fëmijët dhe nxënësit, prindërit dhe mësuesit, për angazhimin e tyre, duke shprehur përkrahjen e thellë kundrejt fëmijëve autikë.
Kryetari Hyseni inauguroi edhe muralin që personifikon këtë ditë, e punuar nga nxënësit e Shkollës së Artit Pamor ‘Adem Kastrati’ në Gjilan.
“Falenderojmë përzemërsisht nxënësit për punën e tyre të madhe që përmban plot mesazh. Gjithashtu mirënjohje edhe për nxënësit e Shkollës së Muzikës, për performimin e tyre muzikor, e poashtu falënderim të përzemërt për Pastiçerinë Bujana, të cilët shprehën dëshirën që kjo ditë, të mos na kalojë pa u ëmbëlsuar”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie SocIale. /2LONLINE/