DYLON

Drita triumfon në Lipjan, ruan hapin për kreun e tabelës

Drita triumfon në Lipjan, ruan hapin për kreun e tabelës
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të javës së 27-të. të BKT Superligës së Kosovës në futboll, skuadra gjilanase Drita ka shënuar fitore  në ballafaqim me Ulpianën, ndeshje e luajtur në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Drita ka shënuar qysh në fillim të ndeshjes ku Muharrem Jasharit (5’), prishi rezultatin e bardhë dhe kaloi në epërsi skuadrën bardh e kaltër.

EkoHigjiena

Por, në minutën e 20-të të takimit, vendësit barazuan shifrat përmes Ermir Rezit, për të ndryshuar sërish rezultati në minutën e 25-të, ku Drita sërish kaloi në avantazh përmes Marko Simonovskit që e riktheu epërsinë e Dritës.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Ulpiana arriti edhe njëherë ta barazojë rezultatin përmes Akil Makollit (44’) që shënoi për 2:2.

Në pjesën e dytë, në minutën e 59-të, sërish Marko Simonovski i Dritës shënoi dhe i dha fitore Dritës, pasi që rezultati 2 me 3 doli të jetë edhe rezultat përfundimtar i këtij takimi.

Për momentin Drita kalon në pozitën e dytë të tabelës së klasifikimit, me 49 pikë nga 27 ndeshje, por edhe lideri Ballkani (54 pikë) edhe Gjilani (49 pikë) në pozitën e tretë, kanë nga një lojë më pak, e që në fakt është ballafaqim i javës së 27-të, mes këtyre dy skuadrave që luhet të dielën në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.