Njësitet policor nga stacioni policor në Gjilan që po veprojnë sipas planit operativë për realizimin e urdhëresave ,përmes rrugëve operative kanë pranua informata se në një lokal në Gjilan ,organizoheshin dhe zhvilloheshin lojëra fati të kundërligjshme .
Me urdhër të prokurorit realizohet urdhër kontrolle në lokalin në fjalë ku hasen shtatë persona dhe pronari i lokalit i dyshuari C. S.
I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është intervistuar në pranin e avokatit mbrojtës.
Gjatë kontrollit sekuestrohen përkohësisht: një (1) shtepizë kompjuteri, një (1) monitor, një (1) printer i tiketave Keno, pesë (5) TV, Tiketa të lojës Keno, një (1) telefon Iphon Xs Max dhe (tetëmijë e pesëqindë e dyzet e pesë) 8545 Euro.
I dyshuari me vendim të Prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë.
Rasti procedohet në prokurorinë Themelore në Gjilan. /2LONLINE.com/