Përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët në Ecohigjiena duket se nuk po japin fryt, për vet faktin se sërish është paralajmëruar greva e punëtorëve.
Mësohet se greva do të filloi të martën me 28 shkurt dhe do të jetë njëorëshe dhe do të mbahet në objektin e Administratës së Ecohigjienës.
Këshilli i Punëtorëve të “Ecohigjiena”, për këtë vendim të tyre ka njoftuar edhe menaxhmentin e Kompanisë Ecohigjiena, Bordin e Drejtorëve si dhe Komisionin Komunal të Aksionarëve, por ka vënë në dijeni edhe Kryetarin e Komunës Lutfi Haziri, Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik Agim Zuzaku, Prokurorinë Themelore në Gjilan .Jetish Maloku dhe Stacionit Policor në Gjilan, komandantin Remzi Azemi, bëhet e ditur në shkresën e këtij Këshilli.
Në të thuhet: “Ju njoftojmë lidhur me vendimin e marrë nga Këshilli I punëtorëve dhe punëtorët e kompanisë. Për shkak të pakënaqësive të punëtorëve për mos vazhdimin e kontratave të punës për 17 punëtorët, tentimin për zëvendësimin me punëtorë tjerë të rinj, mosmarrjen e pagave me kohë dhe dënimet me nga 100 Euro minus (56 orë punë) që janë bërë mbi 100 punëtorëve për muajin Janar, presionet dhe shantazhet e vazhdueshme që po na bëhen nga Senad Ramaj dhe Gerhard Dummer si dhe shterjen e të gjitha mundësive që përmes bisedimeve me menaxhmentin të arrihet një zgjidhje dhe mirëkuptim për problemet tona që një kohë të gjatë,duke u mbështetur në të drejtën tonë për të bërë grevë në përputhje me Ligjin për Greva NR.03/L-200 dhe Ligjin NR 04/119 , Këshilli I punëtorëve në takimin e mbajtur me punëtorët më datë 20.02.2017 ka marrë vendim që duke filluar nga data 28.02.2017 (e Martë), të fillojmë Grevë Njëorëshe”
Përndryshe mësohet se kërkesat e këtij Këshilli janë:
- Anulimin e aktvendimeve të paligjshëm për 17 punëtorët, respektimi marrëveshjes PPP
- Kontrata të punës sipas Ligjit të Punës në Republikën e Kosovës,
- Ndalja e diskriminimit dhe shantazheve të përditshme që po na bëhet nga ana e menaxhmentit
Përndryshe, vendi i mbajtjes së grevës është në objektin e administratës të Ecohigjiena në Gjilan. Orari i mbajtjes së grevës do të jetë nga ora 09:00 deri ora 10:00, derisa Këshilli pret pjesëmarrjen në grevë të 110 – 120 punëtorëve.
Po ashtu thuhet se greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre, ndërsa për mbarëvajtjen e qetë të grevës do të përkujdeset këshilli grevist.