Në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, Policia e Kosovës, sot më 22.03.2022, në dy raste të ndara gjatë kontrollit të dokumentacionit të personave që kalojnë kufirin ka hasur dy persona shtetas të Maqedonisë veri që dyshohen për dokumente të falsifikuara, respektivisht certifikata të falsifikuara të vaksinimit COVID-19.
Lidhur me rastet është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij rastet iniciohen si ‘falsifikim i dokumentit’ për të vazhduar trajtimin e rasteve në procedurë të rregullt. /2LONLINE/