• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

U mbajt mbledhja e katërt e Komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Redaksia 2LONLINE 22 Mars, 2022 2 min
 U mbajt mbledhja e katërt e Komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Nga themelimi i komitetit, gjatë vitit 2021 kemi zhvilluar së bashku hapa të rëndësishëm drejt mbrojtjes së vlerave dhe zhvillimit të master planit për Kompleksin Memorial, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së katërt të Komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Pas vlerësimit të gjendjes fizike të ndërtesave dhe hartimit të planeve përkatëse, kemi filluar me ndërhyrjet emergjente për mënjanimin e rrezikut në ndërtesat në gjendje të keqe dhe kemi themeluar Komisionin e Ekspertëve, tha kryeministri, duke shtuar se nga ky vit fokusi do të jetë në master planin për kompleksin memorial.

Duke folur për ecurinë e procesit të hartimit të planeve të ndërhyrjeve emergjente në kompleks, kryeministri foli për vizitat në kompleks në fillim të këtij viti. Ndërhyrjet emergjente në ndërtesën nr.4, në shtëpinë e Salë dhe Hamit Jasharit, kanë filluar në fund të dhjetorit 2021 dhe kanë përfunduar në mes të muajit mars 2022.

Ndërhyrjet me qëllim të konsolidimit të strukturave dhe mënjanimit të rrezikut të mëtejmë, do të vazhdojnë edhe në ndërtesat tjera, të cilët janë vlerësuar nga ekipet profesionale të institucioneve tona dhe të inxhinierëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë, shtoi ai.

Në mbledhjen e sotme u diskutua në hollësi për planin dinamik të punës, të zbërthyer në objektiva, aktivitetet në afat kohor, si dhe rezultatet e punës së Komisionit të Ekspertëve për periudhën janar – mars 2022. /2LONLINE/

Etiketa:Albin Kurti kompleksin memorial “Adem Jashari” Kryeministri i Republikës së Kosovës Prekaz
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Vazhdim i kampanjës vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

1 Korrik, 2022
Gjilan

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të

1 Korrik, 2022
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Dorëzimi i Albin Kurtit!

25 Qershor, 2022

Vendimet e Qeverisë nga mbledhja e saj e 84-të

22 Qershor, 2022

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright

27 Prill, 2022

Këto janë vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës

13 Prill, 2022

Qeveria miraton projektligjin që e cakton pagën minimale 264 euro bruto ose 250 euro neto

13 Prill, 2022

Kurti: Mbi 100 milionë euro mbështetje për qytetarët

12 Prill, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com