Autoritetet policore kanë bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit, në Rajonin e Gjilanit kanë ndodhur dy aksidente trafiku me 16 të lënduar. Njëri nga aksidentet me dy të lënduar ka ndodhur në Koretin të kamenicës dhe tjetri me 14 të lënduar në Prekoc të Novobërdës.
Në rastin e parë, aksidenti ka ndodhur në mes të një motoçiklete dhe veture, derisa në rastin e dytë, ku ka pasur më shumë të lënduar, autobusi ka kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt.
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
· Koretin, Kamenicë / 02.04.2024 – 17:20. Dy meshkuj/kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi motoçikleta që po udhëtonin ata është aksidentuar me një veturë në lëvizje. Njëri nga të lënduarit vazhdon trajtimin mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ndërsa i lënduari tjetër për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
· Prekoc, Novobërdë / 02.04.2024 – 13:15. Një autobus dhe një automjet transportues janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e aksidentit 14 persona kanë pësuar lëndime trupore . Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt. /2LONLINE/