DYLON

Lojtari i Gjilanit duhet  t’i nënshtrohet operacionit

Lojtari i Gjilanit duhet  t’i nënshtrohet operacionit
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka dal sot me një komunikatë zyrtare mbi gjendjen e futbollistit Blend Krasniqi, i cili u lëndua ditë më parë.

Në njoftimin zyrtar të klubit kuq e bardh thuhet se pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka pësuar çarje në meniskun lateral dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.

EkoHigjiena

“Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin fizioterapeutik. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni”, thuhet tutje në njoftim.

“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Blendit dhe presim më të fortë në fushat e blerta”, përfundon njoftimi i SC Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.