Sot, me financimin e Komunës së Vitisë, në fshatin Drobesh të Epërme kanë filluar punimet në vendosjen e ndriçimit publik të këtij fshati.
Me këtë rast zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira kanë qenë të pranishëm në fillim e punimeve, ku edhe u pritën nga disa banorë të këtij lokaliteti.
Banorët theksuan se ky projekt është i rëndësishëm për sigurinë e tyre. Përndryshe gjatë viteve të shkuara komuna e Vitisë, ka punuar në shumë lokalitete në vendosjen e ndriçimeve publike, kryesisht në rrugët kryesore.